Kosovë

Vazhdon bastisja në shtëpinë e Krasniqit

Zhurnal Ads

Kanë kaluar nëntë orë që kur ka filluar bastisja në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në 05:30 dhe po vazhdon ende.

Avokati i tij, Valon Hasani tashmë ka hyrë brenda shtëpisë së Krasniqit.

Ndërkaq, lidhur me bastisjet janë deklaruar gruaja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi, Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate etj.

Një bastisje e tillë është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Ndryshe, bastisjet në shtëpitë e Krasniqit i ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë. 

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale kërkon zgjatjen e paraburgimit për Salih Mustafën

D XH

Grenell i përgjigjet Kurtit: Je gjithmonë kundër SHBA-së

admin

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për Ahmet Krasniqin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...