Vazhdon beteja për media të lira!

nga Redaksia

Shkup, 4 maj – Dita e djeshme apo tre maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Kjo ditë u kujton njerëzve se shumë gazetarë kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për të sjellë lajmin tek publiku. Kur bie fjala për lirinë e shprehjes e veprimtarinë e mediave më së shumti rrezikohen e pengohen në kryerjen e funksionit kritikues ndaj pushtetit. Mirëpo mediat meqë janë pjesë e pushtetit të katër duhet të ndihmohen edhe nga organizatat jo qeveritare, intelektualët e gazetarët qytetarë, në kryerjen e funksionit të plotë në shërbim të qytetareve, shkruan Zhurnal.

Lirinë e shprehjes e garantojnë vetëm mediat e lira –

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i gëzimit të shumë të drejtave të tjera. Përmes shprehjes së lirë garantohet edhe e drejta bazë themelore e njeriut me çka nuk censurohet në shprehjen e mendimeve, e mediat nuk duhet të kontrollohen në përmbajtjet që ofrojnë për qytetarët. Mediat krahas funksionit informues, kanë edhe shumë funksione të tjera si: edukues, orientues e kritikues.

Kur bie fjala për lirinë e shprehjes e veprimtarinë e mediave më së shumti rrezikohen e pengohen në kryerjen e funksionit kritikues ndaj pushtetit. Mirëpo mediat meqë janë pjesë e pushtetit të katër duhet të ndihmohen edhe nga organizatat jo qeveritare, intelektualët e gazetarët qytetarë, në kryerjen e funksionit të plotë në shërbim të qytetareve.

Mediat përpos informimit kanë edhe shumë funksione të tjera, si orientimi, edukimi, dhe kritikat ndaj pushtetit. Por, ky funksioni i katër, kritika ndaj pushteti për tu përmbushur në tërësi si i tillë duhet të plotësojë tre kritere të tjera: legjitimiteti etik, profesional dhe pavarësia financiare. Këto kritere janë të parapara sipas standardeve profesionale gazetareske, por që realisht pak prej këtyre respektohen.

Nëpërmjet ligjeve të tilla që qeveria jep mbështetje financiare për media në mënyrë që ato të mbështesin fushata që janë në të “mirë “ të shoqërisë, funksioni kritikues i mediave bie poshtë dhe nuk përmbushet në asnjë mënyrë sepse këtu nuk kemi të bëjmë asgjë më me pavarësi financiare, por kemi të bëjmë me varshmëri të plotë qeveritare.

Prandaj, mediat duhet të jenë sy hapur dhe të dëshmojnë qëllimin e funksionimit të tyre, përndryshe krijohet një përshtypje e mungesës së objektivitetit dhe shndërrohen të gjitha mediat në zëdhënëse të qeverisë. Kjo mbase flet edhe për nivelin e demokracisë.

Media të lira prodhojnë vlera demokratike-

Mediat luajnë rol të jashtëzakonshëm për sa i përket krimit të kushteve demokratike, janë atë që vëzhgojnë në zgjedhje, janë aktiv në fushtatat parazgjedhore duke u mundësuar kandidatëve të pozitave të ndryshme një gar fer dhe demokratike që të fitojë më i miri, janë mediat ato që u mundësojnë qytetarëve që të votojnë saktë dhe drejtë, duke i ofruar përballje direkte e për t’ia lehtësuar më shumë përzgjedhjen dhe vlerësimin adekuat. Mbi të gjitha për të vlerësuar nivelin e demokracisë brenda në një vendi duhet shikuar se sa janë të lira mediat e atij vendi.

Për Maqedoninë e Veriut si vend që është në tranzicion është më së e rëndësishme që fokus i madh t’i kushtohet edhe zhvillimit dhe lirisë së medias, duke krijuar kushte solide dhe hapësirë të mjaftueshme për gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Gazetaria si profesioni më fisnik konsiderohet që është edhe më i vështiri për tu realizuar, sepse kërkohet angazhim e përkushtim me gjithë qenien njerëzore duke vendosur shpesh herë në rrezik edhe jetën e tyre. Rasti më i freskët është vrasja e më shumë se 5 gazetarëve nga forcat ruse në Ukrainë prej kur ka filluar gjenocidi rus mbi këtë vend më 24 shkurt të këtij viti, madje raportohet se ka pasur shënjestrime direkte nga forcat ruse ndaj ekipeve mediatike për të penguar punën e tyre.

Sharje, shantazhe, shpifje, ofendime, kërcënime e deri te vrasja janë gjërat që gazetarët përballen gjatë kryerjes e përmbushjes së profesionit të tyre, e liria e shprehjes kur është vlerë duhet të vlerësohet e të praktikohet që gazetarët lirshëm të punojnë, duke u fokusuar në informim të saktë dhe të drejtë, orientim, edukim dhe kritikë të së keqes e promovim të së mirës.

Historiku i ditës ndërkombëtare të Lirisë së Medias –

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993 si një zgjatim i Seminarit mbi Promovimin e një shtypi të pavarur dhe pluralist afrikan. Ky seminar u zhvillua në Namibi në vitin 1991 dhe solli miratimin e Deklaratës ‘Windhoek’ mbi Promovimin dhe Pluralizmin e Medias.
Deklarata ‘Windhoek’ është krijuar për ruajtur dhe nxitur një shtyp të pavarur, pluralist dhe të lirë. Deklarata thekson rëndësinë e një shtypi të lirë për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në një vend, si dhe për zhvillimin ekonomik.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’ . Megjithëse kjo ditë ka filluar të kujtohet që nga viti 1993, ajo i ka rrënjët shumë më të thella në Kombet e Bashkuara. Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut 1948 thekson se “të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufinjtë.”

Çdo vit që nga viti 1997, UNESCO nderon me Çmimin Botëror të Lirisë së Medias, Guillermo Cano, punën e një individi apo të një organizate për të mbrojtur apo promovuar lirinë e shprehjes, veçanërisht në qoftë se ajo e vë jetën e individit në rrezik. Çmimi është emëruar pas vrasjes së një gazetari në vitin 1986, pas denoncimit të baronëve të drogës. Vitin e kaluar ky çmim iu dha pas vdekjes një gazetari investigativ rus i cili gjeti vdekjen pas sulmit të një bande kriminale ndaj tij. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More