Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdon bojkoti i maturantëve

Shkup, 1 shkurt – Edhe këtë javë maturantët nuk do të përfshihen në mësim. Ata akoma i qëndrojnë qëndrimit se nevojiten ndryshime në provimin e maturës shtetërore, më saktësisht të jepet provimi me program të shkurtuar mësimor. Nga Ministria resore janë të vendosur – bojkoti është i pajustifikuar dhe është në dëm të maturantëve.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme shpjegon se nuk angazhohen për heqjen e maturës shtetërore, por për situatën aktuale që ajo të ndryshohet.

Matura shtetërore, sipas Unionit, duhet të jepet sipas plan programeve dhe metodologjive të shkurtuara. Por, siç thonë ata, ato programe duhet të zbatohen për të gjitha lëndët, jo vetëm për disa.

Nga Unioni përmendin se kurrikulat e shkurtuara ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e kërkesave të tyre drejtuar institucioneve.

Sipas kryetarit të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Blendi Hodai, kjo kërkesë kërkon mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe të gjitha partive politike, sepse ai beson se e njëjta nuk duhet të politizohet.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të shtunën mbajti takim me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku u diskutua për këtë temë, ndërsa të enjten Unioni dorëzoi edhe letër për mbështetje te të gjithë deputetët në Kuvend. Ata kërkojnë mbështetje që kërkesat e tyre të diskutohen në debat publik në Kuvend.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE beson se nxënësit e shkollave të mesme kanë të drejtë t’i kërkojnë të drejtat e tyre për shkak të të gjitha këtyre rrethanave të shkaktuara nga paandemia e kovid-19.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, reagoi dje se bojkoti i këtij detyrimi bazik dhe përgjegjësie është i papranueshëm.

Nga Ministria shpjeguan se së bashku me Qeverinë janë të detyruar ta zbatojnë maturën që të sigurojnë mundësi për të gjithë mbi 14.000 nxënësit që kanë paraqitur dhënien e provimit dhe të vazhdojnë të mësojnë dhe të regjistrohen në fakultet.

Ata theksojnë se është e papërgjegjshme t’u shkurtohet e drejta atyre që kanë vendosur të vazhdojnë në fakultet.

Ata që nuk planifikojnë të vazhdojnë në fakultet, sipas MASH-it kanë zgjidhje të japin provimin vetëm të maturës së shkollës dhe lëndën profesionale.

“Matura shtetërore sivjet do të jepet me metodologji të shkurtuar dhe të ndryshuar si që MASH-i në fillim të vitit shkollor vendosi, ndërsa ishin të ndërlikuar edhe maturantët dhe Shoqatat e nxënësve të shkollave të mesme dhe arsimtarët dhe prindërit”, thuhet në kumtesë, përcjell Zhurnal.mk

Janë bërë edhe ndryshime edhe në konceptin ekzistues, ndërsa nga MASH shpjeguan se janë vendosur dy lëndë shtesë zgjedhore- gjeografi dhe informatikë dhe e kanë harmonizuar obligimin projektues që të jetë më interesant për maturantët.

“Poashtu, kujtojmë se grupi i punës ku marrin pjesë përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme dhe Qendrës shtetërore për provim do të përgatit koncept të ri të plotë për maturën shtetërore e cila do të përdoret nga viti i ardhshëm dhe me këtë për shkurt kohë është bërë hap i madh në përmirësimin e tërë konceptit “, thonë nga MASH-i, përcjell Zhurnal.mk

Apelojnë se arsimi patjetër të vazhdojë të vijojë edhe në kushte të pandemisë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e brezave të rinj. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

Ambasadorja amerikane Bërnz për vizitë në Parkun Nacional “Galiçica” në Ohër

Z H

Në gjashtë muajt e parë të vitit eksporti arrin 3,4 miliard dollarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...