Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Shkup, 21 qershor – Inventari nga kafeneja në anijen e “lumturisë”, po vendoset në një kamion. Kjo anije në lumin Vardar është zyrtarisht e mbyllur për mysafirët. Prishja e saj vazhdoi pasi Gjykata e Apelit e Shkupit, e shfuqizoi masën e përkohshme me të cilën u ndal çmontimi. Arsyeja e prishjes është kontrata e shkëputur, pasi kompania Servis që menaxhon me anijen nuk ka paguar tre qira, për të cilat ata janë duke u paditur nga Qyteti i Shkupit në Gjykatën Civile.

“Gjykata Themelore në Shkup caktoi një seancë gjyqësore më 7 korrik, në të cilën unë thashë se do ta përfaqësoja Qytetin e Shkupit. Për ata që nuk e dinë, sepse shoh që ka polemika të ndryshme në qytet, sipas ligjit, përfaqësuesi ligjor i institucionit Qyteti i Shkupit është kryetari i Qytetit të Shkupit. Unë kam të drejtë të përfaqësoj këtë Qytet në çdo procedurë- deklaroi PETRE SHILEGOV- Kryetar i Qytetit të Shkupit.

E kontaktuam Zharko Milenkovskin, menaxherin e ndërmarrjes Servis që menaxhon me anijen. Ai mbetet në të njëjtin qëndrim nga pesë ditë më parë se prishja e anijes është për mbledhje të pikave politike të Shilegovit. Milenkovski reagon se prishja është para gjykatës civile, e cila duhet të vendosë për mosmarrëveshjen midis tyre dhe Qytetit të Shkupit.

” Unë personalisht i dërgova dy letra Kryetarit të Komunës, me një lutje që të shpjegojë se si ai mendon të na ndihmojë, sepse ai dha deklarata se do ta ndihmojë ekonominë. Kur pashë që nuk përgjigjet, ne paguam gjithçka që i detyroheshim 100%. Menjëherë pas kësaj kontrata jonë u ndërpre. Kjo është e vërteta. Gjithçka tjetër është manipulim. Në gjyq në 7 korrik, le të vijë jo vetëm Petre Shilegov, por edhe Shën Pjetri nëse vjen faktet janë akoma në anën tonë- tha Zharko Milenkovski, Menaxher i “EMUS Servis SHA”.

Përndryshe, kjo është përpjekja e dytë për të çmontuar anijen. Herën e parë, Shilegov e njoftoi personalisht në prill, kështu që me një vendim të përkohshëm të gjykatës civile, prishja u ndalua për dy muaj. Anija në Vardar duhet të përfundojë në depon e Qytetit të Shkupit. Ky është një investim bullgar dhe për rastin kompania e informoi Presidentin Bullgar, Rumen Radev, ambasadat e Bullgarisë dhe të Shteteve të Bashkuara, si dhe një delegacion të Bashkimit Evropian.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...