Vazhdon debati i amendamenteve për ndryshimet ligjore në zvogëlimin e TVSH-së për energjinë elektrike

Shkup, 6 korrik – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Juridik-Ligjdhënës.

 

Komisioni për Financim dhe Buxhet do ta vazhdojë seancën e filluar dje dhe atë sipas Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë. Me ndryshimet propozohet zvogëlim i TVSH-së për energjinë elektrike prej 18 në 5 për qind.

Deputetët debatuan pas amendamentit të parë të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja me të cilin kërkohet shkalla e tatimit të vlerës së shtuar për energjinë elektrike prej pesë për qind të vlejë jo vetëm për amvisëritë, por edhe për kompanitë dhe për industrinë.

Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski potencoi se zvogëlimi i TVSH-së ka të bëjë me amvisëritë e tregut rregullator dhe se intervenimi i tillë i Qeverisë, i cili bëhet për herë të parë, është në interes të qytetarëve.

“Vendimin për çmimin e energjisë e përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe këtu Qeveria nuk ka ndikim, por mund të ndikojmë mbi TVSH-në dhe për këtë arsye kemi propozim për zvogëlimin e shkallës tatimore prej 18 në 5 për qind me të cilën do të mundësojmë çmimi i energjisë elektrike te konsumatorët final të mos ndjehet”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se nga viti 2006 deri në vitin 2017 çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është rritur për 82 për qind dhe në asnjë moment nga Qeveria e atëhershme nuk është propozuar zvogëlim i TVSH-së, ndërsa nga viti 2017 deri në 2020 ka pasur zvogëlim të çmimit prej 3,94 për qind.

Opozita ka dorëzuar edhe një amendament me të cilin propozohet shkalla prej pesë për qind të vazhdojë të vlejë edhe në situatë nëse çmimi i enegjisë elektrike mbetet i njëjtë dhe vazhdon të rritet edhe në të ardhmen.

Komisioni dje e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për vërtetim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtim të korridorit 8 infrastrukturor (pjesa: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishte-Strugë-Qafëthanë) dhe korridori 10 D (pjesa e autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë. Në Propozim-ligjin ishin parashtruar katër amendamente nga ana e deputetit Lupço Ballkovski, por ato ishin refuzuar.

Related posts

Shekerinska do të takohet me homologun e saj kosovar Mehaj

Redaksia

Shefi i Diplomacisë greke Dendias për vizitë zyrtare në vend

Z H

Në UT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More