Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon debati për hetimin ndërkombëtar mbi origjinën e COVID-19

Debati lidhur me origjinën e daljes se korona-virusit vazhdon te jete  nje teme e nxehte  ne këtë periudhe kur variante te ndryshme  mbajnë te mbërthyer e ne tension gjithë globin.

Kina kundërshton me forcë raportin e publikuar nga agjencitë amerikane të zbulimit mbi gjurmimin e origjinës së COVID-19, ku akuzohet  për “pengimin e hetimeve ndërkombëtare” dhe “mospranimin e ndarjes së informacionit dhe fajësimin e vendeve të tjera”, tha ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara në një deklaratë të shtunën.

Presidenti amerikan Joe Biden u kishte dhënë agjencive të zbulimit 90 ditë kohë për të hetuar lidhur me origjinën e COVID-19. Raporti u paraqit për publikun të premten përmes një përmbledhjeje jopërfundimtare, të paklasifikuar.
 
Ekspertët e OBSh-së publikojnë rezultatin e studimeve në Wuhan, shkurt 2021(VCG)

Raporti  nga agjencitë amerikane të zbulimit  nuk ka bazë shkencore e besueshmëri, thekson deklarata, duke shtuar se gjurmimi i virusit të COVID-19 është një çështje komplekse shkencore që duhet të bëhet vetëm nga shkencëtarët.  
 
Në deklaratë ritheksohet se Kina ka mbajtur një qëndrim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm që nga shpërthimi i COVID-19, duke publikuar informacion, duke ndarë renditjen e gjenomit të virusit dhe duke kryer bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar sëmundjen, të gjitha këto në kohën më të hershme të mundshme.
 
VCG
“Ne ishim të parët që bashkëpunuam me OBSh-në për gjurmimin e origjinës globale dhe kemi ftuar ekspertët e OBSh-së që të kryejnë hetime dy herë në Kinë. Ne ishim plotësisht të hapur, transparentë dhe bashkëpunues kur ekspertët ishin në Kinë. Ata vizituan çdo vend që kishin në listë për të vizituar, takuan çdo individ që kërkuan të takonin dhe morën të gjitha të dhënat që dëshironin,” thuhet në deklaratë.

Deklarata thotë që në të paktën pesë shtete amerikane, ka pasur raste infeksionesh para se të njoftohej rasti i parë në ShBA.

“Nëse ShBA-ja këmbëngul në teorinë e daljes nga laboratori, a nuk duhet të ftojë ekspertë të OBSh-së në ‘Fort-Detrik’ dhe Universitetin e Karolinës së Veriut për hetim?”, pyetet në deklaratë.

Ambasada i bëri thirrje ShBA-së të zbulojë së pari se çfarë ka ndodhur në laboratorët amerikanë, në vend që “të hedhë baltë mbi të tjerët”.

Deklarata vë në dukje se faza e dytë e studimit të origjinës së koronavirusit duhet të jetë një zgjerim gjithëpërfshirës i fazës së parë dhe  duhet kryer në shumë vende për të gjetur të vërtetën.

Related posts

O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme

Xh M

Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Xh M

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy