Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 8 korrik – Qëndrimet e pozitës dhe opozitës sa i përket ribalancit të Buxhetit mbetën të pandryshuara edhe në vazhdimin e sotëm të debatit të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. Për pozitën, ribalanci është zhvillimor, me më shumë para për stabilizim të ekonomisë, ndërsa për opozitën është shkatërrues, me më shumë para për ryshfet parazgjedhor dhe punësime partiake.

 

Deputetët diskutimet i shfrytëzonin edhe për akuza të ndërsjella për punë të keqe, për shpenzime të paarsyeshme të parave shtetërore dhe për keqpërdorime.

Opozita qëndroi në qëndrimin se ribalanci i Buxhetit nuk ofron asgjë të re dhe të ndryshme nga ajo që deri më tani ishte parë. Ai, sipas deputetëve të opozitës, nuk do të ofrojë as rritje dhe zhvillim, por vetëm mitmarrje parazgjedhore. Akuzuan për mosrealizim të investimeve kapitale, mospunë, keqpërdorime të mjeteve shtetërore, për huamarrje të re të qytetarëve, si dhe për përballje të keqe me pandeminë de krizën të shkaktuar nga ajo.

Deputetët e partive në pushtet nga ana tjetër, konsiderojnë se pushteti edhe deri më tani e udhëheq politikën ekonomike në shtet dhe se kjo do të vazhdojë të bëhet edhe pas miratimit të ribalancit të Buxhetit. Me masa të mira ekonomike, theksuan, pushteti shpëtoi mijëra vende të punës të cilat ishin në rrezik për shkak të pandemisë Kovid-19 dhe iu ndihmoi qytetarëve dhe kompanive. Theksuan se opozita ka më së paku të drejtë të kritikojë, duke pasur parasysh atë se si ka udhëhequr me shtetin dhjetëra vite kur ishte në pushtet.

Debati për ribalancin filloi më 1 korrik, ndërsa Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 e arsyetoi zëvendësministri I Financave, Dimitar Kovaçeski. Janë dorëzuar 222 amendamente, prej të cilave 154 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Zëvendësministri tha se Propozim-ribalanci meriton diskutim konstruktiv të bazuar në argument. AI u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta ,mbështesin. Segmente kyçe janë, përmendi, rritja e investimeve kapitale dhe vazhdimi I mbështetjes për ekonominë, ndërsa prioritet mbeten shëndeti I qytetarëve, ekonomia e shëndoshë dhe financat e shëndosha.

Me ribalancin, të ardhurat janë projektuar në 222,6 miliardë denarë dhe janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me Buxhetin fillestar për vitin 2021, që sipas propozuesit, I referohet realizimit të mirë të të ardhurave prej fillimit të vitit. Shpenzimet janë planifikuar në 268,8 miliardë denarë apo për 8,6 për qind më shumë në raport me Buxhetin fillestar.

Deficiti është pozicionuar në shumë prej 46,2 miliardë denarëve, përkatësisht 6,5 për qind nga BPV-ja. Rritje ka edhe tek shpenzimet kapitale për 6,5 miliardë denarë dhe janë projektuar në nivel prej 30,5 miliardë denarëve. Pjesëmarrja e tyre në shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit nga fillimisht të planifikuarat – 9,4 për qind, rritet në 11,3 për qind, që është nivel më I lartë I mesatares në dhjetë vitet e fundit.

Related posts

Ja çfarë do t’ju pyesin kur të regjistroheni

D V

Rasti i “Durmo Tours”, shtyhet sërish seanca gjyqësore

N E

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com