Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdon dialogu ndërmjet AZGJ-së dhe delegacionit të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ylber Sela, drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) priti Aleksandru – Andrej Popoviçin, Zyrtar i kualifikuar i të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në delegacionin e Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, drejtori Sela falënderoi bashkëbiseduesin e tij për vizitën, duke e informuar atë për punën e AZGJ-së në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për të ndërtuar një shoqëri që garanton, respekton dhe promovon të drejtat gjuhësore të qytetarëve të saj, në përputhje me standardet europiane.

Gjithashtu, drejtori Sela informoi bashkëbiseduesin e tij për punën e bërë deri më tani, projektet e planifikuara në të ardhmen, dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambasadorin e ri, Dejvid Gir.

Popovichi falënderoi drejtorin Sela për ftesën për një takim dhe vizitë në AZGJ, duke shprehur kënaqësi për mundësinë e dhënë për shkëmbim të drejtpërdrejtë të pikëpamjeve rreth çështjeve të interesit të përbashkët.

Të dy palët theksuan angazhimin e tyre për dialog të mëtejshëm dhe bashkëpunim në projekte.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...