Maqedoni

Vazhdon gjykimi për “27 prillin”, pritet të dëshmojnë 15 deputetë

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Gjykimi për organizuesit e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend duhet të vazhdojë sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, pasi që seanca paraprake e mbajtur më 26 gusht përfundoi me prezantimin e dëshmive materiale.

Në sallën e gjykatës sot pritet të dëgjohen 15 deputetë, mes të cilëve Trajço Dimkov, Ivan Stroillkoviq, Ljupço Dimkovski, Lilljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Bllagoja Despotovski dhe të tjerë.

Me propozim të ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në seancën e fundit më 26 gusht u prezantua video material nga vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

Rasti ndodhet në procedurës dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilia Tërpkov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Risdtovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

LSDM: Mickoski i ofendon mjekët dhe e rëndon sistemin shëndetësor

XH,I

Padi penale për katër anëtarë të KSHZ-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

XH,I

Osmani dhe Dimitrov të bindur se Bullgaria nuk do të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...