Maqedoni

Vazhdon gjykimi për aktoren Silvija Stojanovska

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aktoren Silvija Stojanoska dhe partnerin e saj Voislav Budisavjeviq, të akuzuar për prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike.

Sipas aktakuzës, Stojanovska dhe Budisavjeviq kanë organizuar transport të 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë.

“Gjatë hetimit Prokuroria konfirmoi se në periudhën nga korriku i vitit 2019 deri më 18.12.2019 të akuzuarit së bashku me tre të akuzuar në Mbretërinë e Spanjës, nga të cilët njëri është shtetas i Maqedonisë së Veriut, vëllai i të akuzuarës së parë, si dhe shumë persona të tjerë kanë marrë pjesë në blerje të paautorizuar, transport dhe shitje të kokainës në sasi të përgjithshme prej 698.758,1 gramë. Të akuzuarit kanë përgatitur dhe organizuar blerje të paligjshme, transport dhe vendosje të kokainës nga Kolumbia deri në Madrid, Mbretëria e Spanjës dhe kanë kërkuar blerës të të njëjtës”, informon Prokuroria.

Të akuzuarit mes vete kanë komunikuar me shfrytëzimin e pajisjeve mobile enkroçat, si dhe enkroçat aplikacione mobile me kanale mbrojtëse, ndërsa kanë shfrytëzuar edhe pajisje për detektimin e instalimit eventual policor dhe transmetimet dixhitale për zbatimin e masave të veçanta hetuese.

Që të dy janë arrestuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Stojanovska është disa muaj në arrest shtëpiak, ndërsa Budisavjeviq në paraburgim.

Postime të ngjashme

Antikorrupsioni hap lëndë për emërimin e drejtorëve në Fondin e shëndetësisë, nënshkruajnë pa mandat?

T E

Zëvednsë Ministri i ri, Nazim Bushi, pritet nga Oliver Spasovski

R ZH

Dobrilla Kacarska zgjedhet si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...