Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për dhunën në Qendër

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Seanca e mëparshme u mbajt më 17 gusht, gjykimi u shty për shkak të ndryshimit të avokatit të njërit prej të akuzuarve, i cili kërkoi gjykata të realizojë hapësirë për t’u njohur me lëndën.

Procesin e udhëheqë gjykatësi Dushan Josifov, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Avokatët e të akuzuarit Mile Janakieski, në fillim të javës, përmes letrës së hapur opinionit, informuan se rasti hyn në fazë përfundimtare dhe bënë thirrje që seancat të vëzhgohen nga përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediumet dhe faktori ndërkombëtar.

“Qëllim themelor i kësaj kërkese është që drejtpërdrejtë të informoheni nga ndoshta edhe seancat më të rëndësishme për këtë lëndë, ku me shumë hollësi do të arsyetohet mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakieski si dhe shkeljet thelbësore që janë bërë në rrjedhën e deritanishme të procedurës”, thuhet në letrën e nënshkruar nga avokatët Elenko Millanov dhe Dimitar Dangov.

Në këtë lëndë të inicuar nga ish-PSP-ja, që tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit, janë të akuzuar disa persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski (momentalisht në arrati në Hungari), ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe persona të tjerë pjesëmarrës në protestat e dhunshme para Komunës Qendër në vitin 2013.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...