Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona.

Çështja udhëhiqet nga gjyqtarja Sofçe Gavrilova Efremovska dhe është në procedurë dëshmuese.

Për çështjen me organizatën joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, e themeluar nga Bojan Jovanovski- Boki 13, përmes së cilës sipas akuzës janë mashtruar biznesmenë për qendra të pretenduara për të moshuar, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Ercegoviq.

Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq për ndihmë në mashtrim dhe pastrim të parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me armë. Organizata joqeveritare akuzohet gjithashtu si person juridik.

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...