Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare”

Shkup, 25 nëntor, zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar u paraqitën dëshmi materiale të propozuara nga prokuroria.

I akuzuari i parë Bojan Jovanovski, në fillim të seancës së fundit, krkoi përjashtimin e gjykatëses Sofçe Gavrilova Efremovska, për shkak siç tha, anshmëri, sepse ka qenë pjesë e Këshillit Gjykues në rastin “Reket”. Gjykatësja, tha se, kërkesa do të përcillet deri te kryetari i Gjykatës.

Për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” të themeluar nga Bojan Jovanovski-Boki13, përmes së cilës akuzës janë mashtruar biznesmenë për qendra të pretenduara për të moshuar, akuzohen edhe Frosina Remenski, Mila Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq. Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski, si nënkryetare e organizatës joqeveritare akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiqi për ndihmë në mashtrim dhe pastrim të parave, Mile Jovanovski ngarkohet për ndihmë në larjen e parave, ndërmjetësim dhe tregtim me armë.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...