Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit

Shkup, 11 shkurt  – Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017, informon Zhurnal.mk

Për seancën e sotme gjyqësore janë thirrë disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov.

Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kyretari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

Arkitekti z. Dashmir Arifi kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Bogovinës

D V

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...