19 C
Skopje
29/10/2020
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit, pritet të dëshmojë edhe Talat Xhaferi

Shkup, 18 shtator – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Në propozim të mbrojtjes duhet të dëgjohen tetë deputetë nga ish përbërja mes të cilëve edhe Talat Xhaferi.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e fundit në propozim të mbrojtjes të ish spikerit të kuvendit Trajko Veljanovski, u dëgjuan disa deputetë, mes të cilëve edhe Ilia Dimokovski, Bllagoj Despotovski, Vesna Damçevska Ilievska dhe Vesna Pemova.

Lëndën e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, kurse përfaqësues i aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat i Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen për krimin “rrezikim terrorist i rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

Related posts

A u nënçmua apo u “shit” kandidati për kryeministër, pasi që Grubi do ta bëjë këshilltar, Zyberin!

R ZH

Shapaska: Themelohet trup me profesionistë, Siljanoska: Duhet të ketë njerëz të kualifikuar

admin

Harmonizimi i vendit me standardet e BE-së në sferën e politikës monetare, falë edhe mbështetjes së plotë nga BE-ja

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...