Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdon gjykimi për organizatorët e “27 prillit”

Shkup, 9 mars, zhurnal.mk – Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Në propozim të prokurores Vilma Ruskoska, në seancën e sotme duhet të dëshmojnë kryeministri Oliver Spasovski dhe Mihail Mlladenovski, një prej të akuzuarve në dhomën ligjvënëse. Ruskoska paralajmëroi se si dëshmitar do të ftohet edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i dënuar në tetë vjet burg për “27 prillin”.

Në seancën e parë për organizatorët e dhunës në Kuvend e mbajtur më 26 shkurt, të akuzuarit Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski, u deklaruan se nuk janë fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Ish-funksionarët shtetërorë nga koha e VMRO-DPMNE-së, të cilët akuzohen për organizimin e “të enjtes së përgjakshme”, thanë se e konsiderojnë të akuzuarin kundër tyre për ndjekje politike.

Prokurorja Ruskoska, megjithatë, pohon se do të dëshmojë se të akuzuarit kanë përgatitur plan me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, me akte të dhunës që të pengohen pranim dorëzimi i qetë i pushtetit, që rezulton me dhunën më 27 prill të vitit 2017.

Në hetimin për organizatorët e “27 prillit” janë përfshirë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkoski, por procedura për ta është penguar derisa nuk bëhen të qasshëm në organet e përndjekje.

Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësi Ilija Tërpkov.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...