Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aferën për përgjimin, e njohur në opinion si “Target-Fortesa”.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po dëgjohen dëshmitarët, të propozuar nga prokuroria.

Në seancën paraprake, dëshmitë e tyre i dhanë disa dëshmitarë, mes të cilëve politikanë dhe gazetarë, të cilët folën për atë se kur dhe si kanë marrë vesh se kanë qenë cak i ndjekjes ilegale të komunikimeve.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe disa të punësuar në ish-DSK-në, të cilët ngarkohen për përgjim ilegal të mbi katër mijë numrave të telefonit në periudhën mes viteve 2008 dhe 2015.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa aktakuza përfaqësohet nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Gjykimi rreth lëndës “Target-Fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017.

Postime të ngjashme

Sanksionohen 630 persona për mosmbajtjen e maskës

T E

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Ndëron jetë Vaid Saiti, ish kryetari i komunës së Likovës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...