Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Shkup, 24 gusht – Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të mbajë seancë të re për rastin “Titanik”, që ka të bëjë në parregullsitë zgjedhore.

 

Kjo është seanca e parë pas emërimit të gjykatësit të ri – porot, pasi Këshilli Gjyqësor kohën e fundit shkarkoi dy gjatës – porotë, të cilët ishin pjesë e Këshillit Gjykues të disa lëndëve nga ish PSP-ja, për shkak të mbushjes së moshës 60 vjeç.

Rasti ndodhet në fazë të procedurës dëshmuese dhe e udhëheq Osman Shabani, seria aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit i cili është në arrati, në “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore

Related posts

Fillon asfaltimi i rrugës së Bojanës

D V

Carovska: Me Ambasadën zvicerane dhe projektin E4E ne planifikojmë zhvillimin e arsimit profesional

Z H

Mariçiq: Gjithçka është gati që regjistrimi të fillojë të dielën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More