Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për “Target-Fortesa”

Shkup, 26 janar  – Me prezantimin e dëshmive shtesë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë lënda gjyqësore “Target-Fortesa”.

Në seancën e kaluar, prokuroria dhe mbrojtja paraqitën propozime për prova shtesë që dalin nga seanca kryesore, të cilat u pranuan nga Gjykata.

Mbrojtja propozoi që si dëshmi shtesë eksperti Xvonko Koçovski, të japë ekspertizë se sa është vlera e sistemit për përcjelljen e komunikimeve në ditën e shkatërrimit të tij.

Siç sqaruan nga Prokuroria, për procedurën e dëshmimit ata propozuan që Koçovski të kryejë të njëjtën ekspertizë, por meqë në atë pjesë të procesit licenca e tij për ekspertizë kishte skaduar, Gjykata nuk e miratoi atë.

Për shkak të zgjatjes së licencës së tij, Gjykata në këtë pjesë të procesit e pranoi propozimin e Prokurorisë.

Të pandehurit në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës në ish-DSK-së, të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008 dhe 2015. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Shtohen kolonat nëpër pikat kufitare në Maqedoni

D V

Pendarovski: Armata u kyç në shuarjen e zjarreve, nesër në mëngjes helikopterët shkojnë për të ndihmuar në Koçan

D V

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...