Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për “Target-Fortesa”

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aferën me përgjimin, të njohur si “Target-Fortesa.

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, duhet të merren në pyetje rreth 20 dëshmitarë, mes të cilave Meri Jordanovska Çançareviq, Igor Ivanovski, Goce Tërpovski, Zore Temellkovski, Vlladimir Pivovarov dhe të tjerë.

Në seancën paraprake dëshmi dhanë disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe politikanë dhe gazetarë të cilët folën për atë si dhe kur kanë kuptuar se kanë qenë cak i përgjimit.

Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim të paligjshëm janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe persona tjerë të DSK-së, të cilët akuzohen për përgjim të paligjshëm të mbi katër mijë numra telefoni në periudhën prej vitit 2008-2015.

Rastin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuesit e akuzës janë Artan Ajro, Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.

Gjykimi për lëndën “Target-Fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017 dhe ndodhet në fazën e procedurës dëshmuese.

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...