Edhe në këto çaste vazhdon kërkim-shpëtimi i njerëzve të cilët konsiderohen të zhdukur nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhur një ditë më parë në Gjerdru, 30 km në veri të kryeqytetit norvegjez, Oslo.
“Aq sa zgjatë aksioni i kërkim-shpëtimit për ata njerëz, po aq kemi shperesa që do t’i gjejmë gjallë”, deklaroi Dag Andre Sylju, prijësi i ekipit të shpëtimit.
Bëhet e ditur se dhjetë persona kërkohen nga kjo ngjarje tragjike që ka ndodhur në vend. Kërkim-shpëtimi po realizohet kryesisht nga ajri, sepse, siç thanë nga ekipazhi i kërkim-shpëtimit, terreni është tjet i rrezikshëm të kërkohet në këmbë, bën të ditur SvD, transmeton RTKLive .