Maqedoni

Vazhdon konkursi në Prokurorinë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Konkursi për pesë vendet e lira të prokurorëve në Prokurorinë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është i hapur tash e disa ditë. Përpos kushtit se për këto pozita duhet të konkurrojnë vetëm prokurorë, ata – sipas dispozitave ligjore, për t’u bërë pjesë e Krimeve të rënda duhet ta plotësojnë edhe një kusht të posaçëm, e ai ka të bëjë me përvojën minimale prej katër vitesh si prokuror, me rezultate të dëshmuara në punën e tij, si dhe të jetë i vlerësuar me notë pozitive në dy vitet e fundit.

Sistematizimi i ri në Prokurorinë për luftimin e korrupsionit dhe krim të organizuar vijoi pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Prokurorinë publike, i cili kësaj prokurorie ia dha edhe një kompetencë shtesë lidhur me luftimin e korrupsionit të lartë. Aktualisht, kjo prokurori numëron nëntë prokurorë dhe shefen e saj, prokuroren Vilma Ruskoska. Pjesë e këtyre prokurorëve janë edhe dy prokurorë shqiptarë, Engëllushe Kadriu-Leshi dhe Valentina Bislimovska. Në bazë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore, prej pjesë prokurorëve të rinj që duhet të zgjedhën – dy apo tre duhet të jenë shqiptarë.

Shpërbërja e ish-Prokurorisë Speciale Publike ndikoi që prokurorët special të kthehen në prokuroritë amë. Kështu ndodhi edhe me tre prokurorët shqiptarë që ishin pjesë e kësaj prokurorie – Fatime Fetai dhe Artan Ajro, i kthyen në Prokurorinë e Shkupit, ndërkohë Burim Rustemi, në atë të Kumanovës. Mbetet të shihet nëse kjo treshe e prokurorëve do të jetë pjesë e ekipit të ri të Krimeve të rënda, ose lëndët e tyre të nisura në ish-PSP, do t’i përfaqësojë ndonjë prokuror tjetër.

Postime të ngjashme

PTHP: Propozim-dënime nga dy dhe pesë mijë euro për organizim të ahengjeve në Shkup

XH,I

Alternativa: Ky pushtet vazhdon me standarde të dyfishta për shqiptarët

T E

Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...