Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdon ‘mallkimi’ për kapitenët e Arsenalit – goditet edhe Aubameyang

Granit Xhaka nuk doli të ishte viktima e fundit e tifozëve të Arsenalit pas përplasjes pak ditë më parë.

Mesfushori shqiptar ishte largua nga fusha i nervozuar me tifozët e The Gunners në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.

Unai Emery vendosi t’i marrë shiritin e kapitenit 27-vjeçarit, për t’i kaluar më vonë Pierre-Emerick Aubameyangut, por edhe ky nuk po kalon kohë të mira.

Sulmuesit gabonez i është kërkuar nga disa anëtarët të klubit dhe tifozë që mos të jap intervista për televizionin e fansave të Arsenalit (AFTV).

I menjëhershëm ka qen reagimi i Aubameyangut që ka thënë se ai mund të flas me kë të dojë dhe askush nuk mund ta ndalojë.

“Unë flas me këdo dhe kur dua dhe nëse dikush nuk është i lumtur me këtë…ju tashmë e dini”, ka shkruar sulmuesi në Instagramin e tij.

Kujtojmë se Aubameyang tashmë ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re me Arsenalit dhe mund të pritet edhe largimi i tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...