Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon mbledhja e Komisionit për çështje historike, debati mbi figurën e Goce Dellçevit

Shkup, 23 prill – Zhurnal – Vazhdon mbledhja e 13-të e Komisonit të përbashkët multidisiplinar ekspert për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila mbahet onllajn. Historianët bisedojnë për librat e klasës së shtatë dhe personalitetin dhe veprën e Goce Dellçevit.

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se çdo përparim që do ta bëjë Komisioni për çështje historike do të jetë një hap para drejt zgjidhjes së problemit me Sofjen.

“Çdo hap që do ta bëjë Komisioni i përzier Maqedoni e Veriut – Bullgari për çështje historike dhe arsimore do të jetë një hap drejt gjetjes së zgjidhjes së problemit që e kemi me Bullgarinë. Çdo ndihmë nga pala e tretë është e mirëseardhur”, deklaroi dje Zaev në Tetovë.

Kryeministri potencoi se nuk është i informuar dhe nuk mund të thotë se kur ajo u caktua.

“Komisioni është i pavarur, ata e informojnë ministrin e tyre dikasterial, t’ju dëshiroj vetëm sukses. Le të mbahen seancat, le të bëjnë një hap të caktuar. Për mua si kryetar i Qeverisë gjithmonë është e mirëseardhur ndihma e ekspertëve nga pala e tretë, sepse kemi zgjidhur çdo lloj të çështjeve edhe vendore edhe dypalëshe, dhe madje edhe ndërkombëtare. Ndihma prej anash është e mirëseardhur. Në fund, të dyja palët në Komision e marrin vendimin. Dikush duhet të ndajë ekspertizë, përvojë, mjete, mënyra, kini parasysh lojën me fjalë ku mund të gjenden gjithsesi të dyja palët. Çdo hap i Komisionit për çështje historike dhe arsimore do të jetë një hap përpara drejt gjetjes së zgjidhjes së problemit që e kemi me Bullgarinë”, tha Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të centralit fotovoltaik në Tetovë, Komuna e Bërvenicës.

Komisioni paraprakisht u takua nga fundi i shkurtit, ndërsa atëherë Minsitria e Punëve të Jashtme kumtoi se në mbledhjen e 12-të nuk është arritur përparim lidhur me diskutimin për librat e historisë, as për çështjet lidhur me Shekullin e mesëm.

Komisioni në vitin 2021 pritet të ketë pesë mbledhje. 

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...