Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, nuk pritet të përfundojë as sot

nga Xh M

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve Zgjedhore po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës. Procesi i numërimit të këtyre votave as sot nuk do të mund të përfundojë.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica, as sot nuk do të mund të përfundojë numërimi i votave të arritura në Prishtinë, që gjithsej janë 43 kuti nga tridhjetë përfaqësi diplomatike, 16 ambasada dhe 14 konsullata, ku është votuar më 8 shkurt në 19 shtete të botës.

Bëhet e ditur se sot nuk janë hapur kutitë e votimit deri në orën 12:00 për shkak se është dashur të bëhet trajnim shtesë për personat që janë përfshirë në numërimin ë kutive të votave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More