Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdon pagesa e ndihmës sociale

Shkup, 2 qershor – Zhurnal.mk – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore për muajin maj.

“Me qëllim që të shmanget rrëmuja para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të ndihmës në të holla në kushte të rrezikut nga virusi KOVID-19, pagesa do të bëhet në tri grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar sipas alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë sot 2 qershor – A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, S; 3 qershor (e mërkurë) – I, J, K, L, Ll, M, N, Nj, O; dhe 4 qershor (e enjte) – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Shfrytëzuesit e të drejtave pagesore të cilët posedojnë kartelë debiti do të mund të marrin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjes ose në mënyrë elektronike, prej sot, 2 qershor.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton për obligimin për bartjen e maskës dhe mbajtjes së distancës fizike prej dy metrave./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!