Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdon seanca në Kuvend, në rend dite disa propozim ligje me procedurë të shkurtuar

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Kuvendi sot në mesditë do të vazhdojë seancën e 15të ku në rend dite është propozimi i ligjit për borxh për Maqedoninë e Veriut tek Banka Ndërkombëtare për zhvillim, sipas marrëveshjes për huazim për finansim të projektit për menaxhim urgjent me Covid në Maqedoni të Veriut, me procedurë të shkurtuar, informon Zhurnal.

Ky propozim ligj më parë do të jetë në rend dite në seancën e komisionit për finansim dhe buxhet.

Me procedurë të shkurtuar janë dhe ndryshimet e ligjit për kthim të një pjese të TVSH-së për personat fizike, ligjit për shtëpitë për shkollim të lartë, për kuadrin mësimdhënës në arsimin parafillor, arsimin fillor dhe të mesëm, ligjin për standard studentor dhe ndryshimin e ligjit për standard të nxënësve.

Në këtë seancë deputetët do të debatojnë edhe për propozimin e ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e ligjit për mbrojtje të informatorëve, ndryshimet e ligjit për taksa gjyqësore, ligjit për autokampe dhe ligjit për ski qendra.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mos punimi të dielën do të shkaktojë humbje financiare, si dhe vende të punës

R Zh

Izet Mexhiti tërhiqet nga pozita koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së

T E

Ramazani sërish në orë policore?!

T E

Shkaku i Bullgarisë, Shqipëria le pas Maqedoninë e V. në rrugën drejtë BE-së

R Zh

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...