Vazhdon të digjet deponia mbi Haraçinë – Komuna po e mendon vendosjen e kamerave të sigurisë

nga Xh M

Shkup, 24 korrik – Zjarr i madh në deponinë përgjatë rrugës që të çon për në fshatin Grushinë. Aty shihen disa njerëz dhe zjarrëfikësit që po tentojnë ta shuajnë zjarrin.

Por edhe sot, kur TV21 doli në terren për ta parë gjendjen, nga deponia ende dilte tym.

Kjo deponi që është duke u djegur gjendet menjëherë pasi e kalon Haraçinën. Me disa banorë kalimtarë të cilët biseduam na informuan se prej mbrëmë rreth orës 20 ka filluar zjarri.

Ndonëse asnjë prej kalimtarëve nuk pranoi të flasë para kamerës, në bisedë prapa objektivit ankohen se nuk mund të jetojnë nga tymi dhe era që kundërmon.

Nga komuna e Haraçinës thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit si dhe po shqyrtohet mundësia e vendosjes së kamerave të sigurisë.

“Ekipet e NPK “AMBIENTI” dhe inspektorati komunal kanë ndërmarrë masa për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, por shqetësues mbetet fakti se dyshimet tona janë që bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme sepse kjo nuk është hera e parë, por përsëritet disa herë, qëllimet besoj mund të jenë për të dëmtuar bizneset që gjinden në afërsi të deponisë”, thotë komuna e Haraçinës.

Kjo deponi dhe të tjerat që ndodhen në këtë zonë janë djegur edhe në të kaluarën. Dy zëvendëskryeministrat, Arben Fetai, dhe Izet Mexhiti në cilësinë e ministrit e Mjedisit, para disa ditëve vizituan qytetarët e Komunës së Likovës, posaçërisht ato të Nikushtakut dhe Haraçinës të cilët janë të prekur në këto deponi. Në kuadër të projektit për mbylljen e deponive ilegale në rajonin verilindor, ndër të tjera është parashikuar mbyllja e deponisë në Nikushtskak tē Likovës dhe 5 deponi më të vogla, tha Mexhiti, duke sqaruar se projekti është në fazën e tenderit dhe pritet të përfundojë, pas çka deri në fund të gushtit 2024 të nënshkruhet Marrëveshja, pas së cilës do të fillojnë punimet në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More