Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vazhdon trendi i uljes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga coronavirusi në Maqedoni

Shkup, 5 janar – Zhurnal.mk – Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhë 28 dhjetori – 3 janar, janë testuar 10.778 pacientë që është për 17.9 për qind më pak se java e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2.329 raste të reja në 33 qytete të vendit dhe është për 30.9 për qind më pak se java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1.086; 46.6%).

Po ashtu përqindja e rasteve të reja nga numri i të testuarve është 21.6 për qind që është për 4.1 për qind më pak se java e kaluar.

2.329 rastet e reja janë të moshave të ndryshme ndërsa më e prekur është mosha mbi 60 vjet (688 raste, 29.5%),. Mosha 50-59 vjet ka (440 raste ose 18.9%), 40-49 (n=404; 17,3%), 30-39 (n=392; 16,8%) dhe 20-29 (n=263; 11,3%). Numri më i vogël është regjistruar te fëmijë 0-9 (38 ose 1.6%) dhe 10-19 (104 ose 4.5%).

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 3.884 persona dhe ka pasur 93 vdekje në 22 qytete, që është ulje për 27.9 për qind në krahasim me javën e kaluar. 77 persona kanë qenë të moshës mbi 60 vjet, 11 persona të moshës 50-59, 4 persona të moshës 40-49 dhe një pacient i moshës 30-39.

Raportin javor të ISHP-së për periudhën 28 dhjetor – 3 janar mund ta shihni në ueb-faqen e ISHP-së

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...