Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdon vaksinimi me shpresë që jeta të kthehet në normalitet

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Vaksinimi është shpëtimi kryesor nga cili do infektim, kështu që edhe nga Kovid-19. Nga vaksinimi pritet mbrojtja më e madhe, ai nuk mbron njëqind për qind, por parandalon pasqyrë të rëndë klinike, si dhe pasoja të vdekjes. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në numër gjithnjë e më të madh po vaksinohen çdo ditë, por jo vetëm në pikat vaksinuese të vendit, por edhe në Serbinë fqinje. Numri I ulur I rasteve të reja si dhe numri I të imunizuarve dhe mbijetuarve jep shpresë të madhe se përfundimisht do të qetësohet gjendja me epideminë dhe jeta ngadalë do të kthehet në normalitet.

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, Milena Stevanoviq mbrëmë shfaqi shpresë se do të kemi verë të qetë, por theksoi se masat duhet të respektihen dhe të jemi të kujdesshëm.

“Unë dëshiroj verë të qetë, por me të vërtetë duhet të jem shumë më e kujdesshme dhe me të vërtetë të mos shpresoj më shumë nga ajo që objektivisht duhet. Nuk duhet të fusim panic dhe tendosje tek qytetarët, por përgjegjësia duhet të ekzistojë tek secili prej nesh. Kjo është e vetmja gjë praktike, por me rëndësi të madhe për zhvillimin e pasqyrës epidemiologjike me Kovid-19 në shtet”, theksoi Stevanoviq.

Ajo potencoi se vaksinimi çdoherë është shpëtimi kryesor nga cili do infektim.

Ajo përkujtoi se asnjë vaksinë nuk mund të mbulojë mbrojtje pej njëqind për qind nga një infektim I caktuar dhe zhvillim I sëmundjes, por ajo që mund ta bëjë është ta mbrojë njeriun nga pasqyra jashtëzakonisht të rënda klinike dhe epilogje të padëshiruara nga sëmundja, epilogjet me vdekje.

Rreth vaksinimit të personave të cilët e kaluan Kovid-19, ajo theksoi se pavarësisht se e kanë kaluar sëmundjen, si dhe nga pasqyra klinike gjatë sëmundjes, vaksinimi duhet të ndodhë.

Ajo theksoi se më me rëndësi është personat që e kanë kaluar Kovid-19 të vaskinohen dhe me atë rast të gjitha ato informata lidhur me procesin e vaksinimit, me vaksinat, cila do nga vaksinat që I kemi në dispozicion në shtet, t’I dëgjojnë nga mantelbardhët dhe sugjerimet e tyre.

Gjatë ditëve të kaluara, krahas numrit të pakësuar të rasteve të reja me Kovid-19, vërehet edhe numër gjithnjë e më I vogël I personave të hospitalizuar dhe të vdekur. Stevanoviq, rreth punës së Klinikës infektive tha se ata nuk ndalen, sepse atje ende po mjekohen pacientë me kovid-19.

“Ne nuk jemi ndalur, në rrjedhë janë pastrimet themelore të Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dezinfektimet e tërë hapësirës, tërë inventarit mjekësor, pajisjes me të cilën disponojmë, prandaj edhe bëj thirrje që secili prej nesh të mos ndalet së mbrojturi nga Kovid-19 dhe t’I përmbahet asaj që është rekomandim për mbrojtje prej tij”, tha Stevanoviq.

Njëherit, pasi që qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu është mundësuar imunizimi pa paraqitje paraprake përmes e-drejtorisë qeveritare serbe, para pikes kryesore për vaksinim në Shtëpinë e Shëndetit në Sallën sportive në Vranje, po formohen radhë të gjata nga një numër I madh I qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët arrijnë atje për t’u vaksinuar kundër Kovid-19.

Nga Qendra shëndetësore në Vranje kumtuan se për shkak të numrit të rritur të njerëzve, janë përforcuar të të gjitha masat e caktuara epidemiologjike, para së gjithash masat për mbrojtje dhe dezinfektim, si dhe dezinfektim I hapësirës”.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut u udhëzuan të mos bëjnë turma dhe u është thënë që të gjithë do të vaksinohen”, deklaruan nga Qendra Shëndetësore në Vranjë.

Në ditët e fundit, qindra maqedonas janë vaksinuar në Vranjë, ndërsa vetëm dje 599 njerëz u vaksinuan, tregojnë statistikat e Qendrës Shëndetësore.

Sipas të dhënave të fundit në vend, aktive janë 451 raste të të sëmurëve me Kovid-19. Prej fillimit të epidemisë deri më tani janë infektuar 155.441 persona, u shëruan 149.528 pacientë, ndërsa vdiqën 5.462 persona.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 818.746 testime për Kovid-19.

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në shtet. Gjithsej janë aplikuar 399.962 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 150.775 qytetarë.

Numri I personave të cilët shprehën dëshirë për vaskinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 443.374 qytetarë.

Me numrat e fundit së paku një dozë të vaksinës e kanë marrë 48 për qin e populaltës mbi 70 vjeç, 42 për qind e popullatës mbi 65 vjeç dhe 35 prë qind e popullatës mbi 60 vjeç.

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...