“Vazhdoni të troksini në derë”! Në Forumin e Prespës flitet për dështimin e BE-së për të mbajtur premtimet

Shkup, 1 korrik – Parimi “nëse ju përmbushni, ne përmbushim”, paraqet derivatin më të fuqishëm që çon përpara tranformimin evropian të Ballkanit Perëndimor, por nuk ka asnjë dilemë se zhgënjimi është i madh nga dështimi i BE-së për të nisur negocitata, u shpreh Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, para homologëve të tij në Forumin e Prespës për Dialog.

 

 “Jo vetëm këtu por edhe në Shqipëri. Gjithashtu duke pasur efekt edhe tek shtete e tjera, duke dërguar mesazhe jo të favorshme tek fqinjët tjerë, duke e thithur guximin për të ndërmarrë vendime politike kurajoze dhe vizionare. Duhet të jemi të sinertë, të hapur dhe realistë. Mund ta orientojmën progresin e rajonit, por Ballkani Perëndimor ende duhet të marrë vendime të vështira dhe komplekse”, tha Bujar Osmani – ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Ëndrra për integrim euroatlantik ka pasur efekt të madh në trasformimin e çdo aspekti të jetës në rajon, u shpreh Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e jashme, Olta Xhaçka. Kjo ëndërr, sipas saj, edhe e ka unifikuar Ballkanin Perëndimor, por për dallim nga NATO-ja, që çoi në vend premtimet e saj, BE-ja nuk ka vepruar njëjtë.

 “Kjo ka krijuar mundësi për projektet rivale që të përpiqen për ndikime në rajonin tonë por gjithashtu ka rrezikuar edhe kredibilitetin e BE-së ndaj shteteve dhe njerëzve ttë Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Olta Xhaçka – ministre për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë.

E për Ministren për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ka rrugë në të cilën Evropa do të pranonte rajonin e Ballkanit perëndimor me konfliktet që ka si barrrë mbi shpinë.

 “Të gjithë e dinë se integrimi evropian i gjithë rajonit do të jetë i bllokuar për aq sa Serbia bllokon këtë rrugë, duke mohuar njohjen e realiteteve”, theksoi Donika Gërvalla-Schwartz –ministre e Jashtme e Kosovës. 

Miroslav Lajçak,  përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, tha se ndihma dhe përkushktimi i Bashkimint Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor është evdient, por duke dolur për perspektivën integruese, tha se vendet kandidate duhet të vazhdojnë të trokasin në derën e Unionit.

 “Unë mendoj, dhe kjo është këshilla ime më e sinqertë, ju duhet të vazhdoni të trokisni në derë. Po ndodhin shumë gjëera në Evropë dhe përtej saj. Pandemia ka rrënuar shumë plane, andaj duhet ta bëni zërin quaj që të dëgjohet, të afirmonin përkushtimin tuaj ndaj BE-së dhe politikave pro-evropiane”, u shpreh Miroslav Lajçak – përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

E përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëdnimor, Methju Palmer, theksoi se sa e rëndësishme është që BE të mbajë premtimet.

 “Është kritike që BE-ja të qëndrojë prapa angazhimeve të saj, kjo do me thënë hapje të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Kjo gjithashtu nënkupton edhe liberalizimin e vizave me Kosovën, tre vite pasi Komisioni për herë të parë u deklarua se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet”, potencoi Methju Palmer – përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Në panel folën edhe Ministra të tjerë të Jashtëm të rajonit si dhe të Bashkimit Evropian, që fuqishëm mbështesin mbajtjen sa më shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit, Tiranës dhe Bashkimit Evropian, gjë që do të shënonte hapjen e negociatave aderuese.

Related posts

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

D V

Moti sot në Maqedoni

D V

Hasani: BFI do të kyçet në thirrjen për vaksinim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com