Vdekja e 9 vjeçarit/ Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nuk ka gjetur lëshime në punën e mjekëve

nga Xh M

Shkup, 18 janar – Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nuk ka gjetur lëshime në punën e mjekëve lidhur me vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Klinikën e Fëmijëve pak ditë më parë.

Siç njoftojnë nga inspektorati, fëmija fillimisht është paraqitur tek mjeku amë në Sveti Nikollë me dhimbje në stomak, vjellje, kollitje, pagjumësi dhe temperaturë e lartë.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fillimisht është dërguar në spitalin e Shtipit e më pas në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Megjithatë edhe përskaj shumë kontrolleve dhe intervenimeve, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More