Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdekja e Agon Musliut, në komision hetimor flet polici Arben Hajdaraj

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Gjatë këtij komisioni hetimor, Arben Hajdarajt i janë bërë pyetje rreth Agon Musliut (26 vjeçar) i cili në fillim të muajit maj ka humbur jetën pasi ishte hedhur nga kati i katërt i Qendrës Studentore në Prishtinë që shërbente si karantinë.

Në dëshminë e tij, Hajdaraj ka thënë se i njderi Musliu ka qenë shumë i sjellshëm dhe se nuk ka shfaqur asnjë shenjë çrregullimi.

“Ne atë ditë kemi qenë për t’i përcjellë ata qytetarë që vijnë prej perëndimit. E kam marr një letër dhe kam shkuar tek zyrtari përgjegjës për listën se kush shkon në shtëpi dhe kush në karantinë”.

“E kam shikuar letrën ku thuhej se djali [Agon Musliu] e ka kryer kontrollin dhe iu është dhënë udhëzimi për të shkuar në karantinë”.

“I kam thënë këtë letër prindi yt ma ka dhënë për ta dhuruar ty. Ai ka thënë: ktheja letrën babait sepse jam në kontakt me të. Ja kam kthyer letrën, më falënderoi dhe kaq ka pasur”.

I pyetur se a ka vërejtur ndonjë shqetësim te Agon Musliu, Arben Hajdaraj është përgjigjur se personi në fjalë ka qenë shumë i sjellshëm.

“Jo ka qenë shumë i sjellshëm dhe shumë i mirë. E kam pyetur si kalove rrugës dhe i kam thënë ja këtë letër nga babi yt – ai ka thënë se nuk i duhet”.

“Ka qenë shumë i qetë dhe s’kam parë ndonjë dyshim tek ai. Tha që kjo letër nuk me duhet sepse jam duke shkuar në karantinë. Tha mundësisht ktheja prindit se nuk më duhet”.

“Ai e kishte kryer kontrollin mjekësor. Mjekët ia kanë shkruar që ai të shkojë në karantinë. [Agoni] tha unë jam vendosur të shkoj në karantinë dhe se kjo letër nuk më duhet, ktheja prindit”.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...