Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vdekja e David Rossit, dëshmia e re bën kthesën e papritur

Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e David Rossi, ku një dëshmitar i ri ka iniciuar një pistë të re hetimi. Në dëshminë e tij në Prokurori Rossi nuk i ka dhënë fund vetë jetës por është vrarë nga një shqiptar, bashkë me dy persona që e ndihmuan.

“Një burrë shqiptar që jeton në Milano me dy bashkëpunëtorët e tij e vranë Rossin. Mendoj se për motiv kishin pjesëmarrjen e përbashkët në festa homoseksualësh, gjë që duhej mbajtur e fshehtë,“-tha dëshmitari, identiteti i të cilit është mbajtur anonim. 

Dëshmia e re duket se do të rihapë hetimet për vdekjen e ish-menaxherit të komunikimit në Bankën “MPS”, i cili u gjet pa jetë në tokë poshtë dritares së zyrës së tij. 

David Rossi u gjet i vdekur në qytetin e Sienas më 6 Mars 2013, dhe nga hetimet e bëra u nxorr përfundimi se kishin të bënim me një vetëvrasje, por shumë elementë nuk janë sqaruar kurrë. Midis dymbëdhjetë kamerave që kanë filmuar gjithçka është përdorur materiali i vetëm njërës, asaj që kishte pamje më të keqe nga dritarja e Rossit.

Postime të ngjashme

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

D V

Ministria e Shëndetësisë konfirmon mbërritjen e variantit “delta” të COVID në Shqipëri

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

D V

Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...