Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë, Osmani ngushëllon familjen Sadrija

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Sadrija, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre.

 

Osmani në telegramin e ngushëllimit shkruan se bashkëndjen me familjet për humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

“E nderuar familje Sadrija, Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj! I përhershëm qoftë kujtimi për ta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndryshe, Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.

Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës kishte konfirmuar për Telegrafin se fëmijët janë të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Related posts

Von Crammon: Për keqardhje që pati dëgjim publik nga Simmons

D V

Hapet pika e re kufitare Shishtavec-Krushevë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lea Muslija

Në 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë varrosen edhe 19 viktima

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com