Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familjes

nga Redaksia

Prishtinë, 16 mars – Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi ndërsa ka shtuar se ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, përcjell Arbresh.info

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!

Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.

U prehtë në paqe!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More