“Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi” – një tjetër grafit me thirrje për vrasjen e shqiptarëve shfaqet në Bujanoc

nga D V

Një tjetër grafit nacionalist ku bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve, është shfaqur në muret e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Grafiti i vendosur në gjuhën serbe shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!!!”

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Ai ka thënë se ky është grafiti i dytë i tillë që shfaqet brenda pak ditësh, pas protestës së mbajtur më 12 gusht, duke lënë të kuptohet se ky akt nuk është i rastësishëm, por një përpjekje e qëllimshme për të nxitur përçarje dhe provokime.

“Edhe një grafitë tjetër në të njëjtin institucion. Grafiti i dytë pas protestës së mbajtur më datë 12 gusht, kjo fare nuk është e rastësishme. Zëri ynë po shpërfaqë nacionalistët të cilët na urrejnë neve, si shqiptarë”, ka shkruar Luftiu.

Ai ka bërë thirrje për përmbajtje nga ana e shqiptarëve, duke kërkuar që të mos bien pre e këtyre provokimeve që kanë për qëllim destabilizimin e situatës dhe përçarjen ndëretnike.

“ I ftoj shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve. Autoritetet duhet sa më parë t’i sjellin para drejtësisë autorët e këtyre grafiteve”, shkroi Lutfiu.

Kujtojmë se më 12 gusht shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Menjëherë  një ditë pas kësaj porteste ishte shfaqur një grafit ku shkruante “Vdekje shqiptarëve” /

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More