Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdekjet e të moshuarve në motele nga viagra dhe divorcet e çifteve, seksologu kosovar tregon se ku është problemi

Shitja e vigarave nëpër barnatoret e Kosovës po bëhet ilegalisht. Ky lloji i ilaçit duhet të shitet me recetë të mjekut, por mjafton të keni paratë me vete dhe mund ta blini në secilën barnatore në Kosovë.

Vdekjet nga përdorimi i viagrës nuk janë të pakta në Kosovë.

Specialisti i Seksologjisë, Hajrullah Fejza për këtë i bënë përgjegjës mjekët dhe farmacistët.

Në një intervistë për lajmi.net, seksologu i vetëm në Kosovë, por dhe në vendet shqipfolëse, ka thënë se mjekët në Kosovë e kanë për obligim të pyesin pacientin e tyre për shëndetin seksual, por ata nuk po e bëjnë. Në këtë kontekst, ai thotë se, pacienteve duhet tu përshkruhen ilaçet siç janë viagrat, dhe kjo i largon nga pasojat e mundshme nga mos dija e përdorimit të këtyre ilqeve.

“Po më irriton shumë fakti si rasti që ka ndodhur në Gjakovë,  të gjitha mediet u morën më të. OK, por, në një farë formë po diskretohët familja, me lajmë bombastike ‘vdiq një i moshuar më një vajzë të re në një motel’. Për mua ky nuk është lajm bombastik, më falni.  Ky është alarm, lajm i madh është kur t’i bëni fajtor mjekët dhe farmacistët. Personi në fjalë që ka shkuar të bëjë marrëdhënie seksuale, ka shkuar se ka pasur nevojë, nuk është faji i tij pse e ka pirë viagrën në mënyrë të gabuar. Është faji ynë, i komunitetit të mjekëve dhe farmacistëve  që kemi ardhur deri në këtë shkallë që nuk i pyesim, nuk i udhëzojmë  dhe nuk u tregojmë pacienteve për mënyrën e marrjes së këtyre ilqeve, për rreziqet”, tha ai për lajmi.net.

Specialisti i seksologjisë ka treguar për arsyet se pse mjekët në Kosovë nuk bisedojnë me pacientët për jetën seksuale të tyre.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për problemet më të mëdha seksuale që kanë burrat dhe gratë në Kosovë, si dhe për shkaktarët e divorceve.

Fejza u pyet edhe për shkaktarin e divorceve.

Shumica e divorceve ndodhin për shkak të mos përputhjes së tyre seksuale. Martohen, tentojë të kenë një jetë bashkëshortore normale. Pra, kjo ndodhë për shkak të edukimit të tyre seksual. Partneri mashkull kryesisht nuk e dinë fazën e përgjigjes seksuale tek femra. Duke qenë që është i paedukuar seksualisht, pra i pa informuar nuk e din as çka është orgazma tek partneri, e ngatërron shpesh orgazmën me lubrifikim. Ka një mungesë komunikimi tek çiftet për shkak të turpit që mund të kenë ata bisedat më intime të kënaqësive seksuale”.

Postime të ngjashme

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

Prokurori i Shtetit për arrestimet e zyrtarëve policorë thotë se hetimet kanë filluar që një vit

S.B.

Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës në Fushë Kosovë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...