Vdes akademiku Salih Gashi

nga Xh M

Ka vdekur akademiku Salih Gashi, profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Prishtinës.

Gashi vdiq më 21.04.2025 në moshën 81-vjeçare.

Në respekt të jetës dhe të veprës së tij më 23.04.2025 në orën 10:00 në ambientet e Akademisë së Shkencës dhe Arteve do të mbahet mbledhje përkujtimore dhe më pas deri në orën 11:30 do të bëhen homazhe.

Varrimi i Gashit do të bëhet më 23.04.2025 në orën 16:30, në varrezat e Baranit të Ulët.

Kryesia e ASHAK-ut ka shprehur ngushëllime të thella familjes, profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe kolegëve të tij të Akademisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More