Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

nga D. V.

Ka ndërruar jetë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu në moshën 75 vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Sadriu e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ali Sadriu ishte nga fshati Davidovc, komuna e Shtimes. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Ferizaj. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ali Sadriu ishte gjithashtu iniciator, bashkëthemelues dhe aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Shtime, që nga themelimi gjatë viteve 1989–2000.

Ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura si dhe ministër në Qeverinë e parë të pasluftës, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (2002–2004). 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More