Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdes diplomati amerikan i cili më 1993 e kishte këshilluar Clintonin ta bombardonte Serbinë

Ka vdekur sot në moshën 100 vjeçare George P. Shultz, ish-Sekretar amerikan i Shtetit për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, i cili më 1993 e kishte këshilluar atëherë presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, që ta bombardonte Serbinë.

Në një intervistë për “The Neë York Times” më 27 prill, 1993, Shultz kishte thënë se SHBA-ja duhet të nisë menjëherë sulmet ajrore dhe detare kundër caqeve ushtarake serbe, madje edhe nëse homologët evropianë refuzojnë të marrin pjesë.

Shultz në këtë intervistë kishte akuzuar Clintonin dhe liderët e Kombeve të Bashkuara për mosveprim në Bosnje, duke thënë se kanë dështuar krejtësisht për të kuptuar nevojën për të kombinuar diplomacinë me forcën.

I pyetur mbi politikën e Clintonit në Bosnjë, Shultz kishte thënë, “Kur provoni të zhvilloni di0lomaci pa forcë dhe pala tjetër po e përdor forcën, sikurse në situatën në Bosnjë, përfundoni duke u dukur si i marrë”.

Ai po ashtu kishte thënë se serbët “e kanë mashtruar” OKB-në dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Boutros Boutros-Ghali.

“Sekretari i përgjithshëm ka thënë, ‘Mos e përdorni forcën sepse negociatat sërish mund të kenë sukses’. Unë them se ky njeri mund të jetë në ndonjë planetë tjetër. forca veçse është duke u përdorur 24 orë në ditë. Është kundërforca ajo që po mungon”, pati thënë ai.

Shultz ka botuar edhe memoaret e tij, “Turmoil and Triumph”, ku kishte treguar se çfarë duhej të bënte SHBA-ja në ish-Jugosllavi.

Ai thotë se debati mbi përdorimin e duhur të forcës ndaj forcave serbe ishte një debat i pafundmë në administratën Reagan.

Përderisa shumë planifikues ushtarakë kishin thënë se sulmet ajrore dhe artilerike kundër caqeve serbe do të bënin pak punë dhe vetëm se do ta fusnin SHBA-në në konflikt, Shultz kishtë thënë se besonte që sulme të tilla do të ishin të efektshme, raporton Zeri.info.

“Kemi treguar në sulmin ‘Desert Storm’ se çfarë mund të bëjnë sulmet ajrore. Mendoj se duhet t’i sulmojmë vendndodhjet e armëve, duhet të jemi të gatshëm të sulmojmë caqet ushtarake brenda vet Serbisë, armatimet, linjat furnizuese, urat”, kishte shkruar ai.

Shultz thoshte se serbët kanë fituar vetëbesim kur kanë kuptuar se edhe përkundër gjuhës së tij të ashpër gjatë fushatës, “Clintoni do të bënte të njëjtën gjë sikurse presidenti Bush” e të mos ndërmerrte aksion ushtarak.

Ai tha se qëllimi nuk duhet të jetë vetëm ndalimi i agresionit serb por edhe zbythjen e avancimeve serbe. Ai po ashtu kishte thënë se Serbia duhet të përjashtohet nga OKB-ja dhe disa prej liderëve të saj të gjykohen si kriminelë lufte.

Në librin e tij, Shultz flet edhe për Srebrenicën në Bosnjë, ku shkruan se komandantë ushtarakë serbë kanë kërkuar tërheqjen e 146 ushtarakëve kanadezë edhe pse zona ishte shpallur zonë e sigurt nën mbrojtje të Kombeve të Bashkuara. Një zëdhënës ushtarak i OKB-së e kishte hedhur poshtë kërkesën si “retorikë të zhurmshme” dhe kishte thënë se e kishin refuzuar atë. Ushtarët, siç shkruan NYT në artikullin e 27 prillit të vitit 1993, ishin gjithçka që qëndronte në mes të 30,000 banorëve të Srebrenicës forcës rrethuese të disa mijëra trupave serbe të armatosura rëndë.

Takimi me një delegacion të KS të OKB-së në Beograd, lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, premtoi rikthimin e shërbimeve normale të ujit në Srebrenicë dhe do të lejonte furnizime adekuate mjekësore në qytet. Karaxhiqi u kishte dhënë atyre edhe sigurinë e tij të fortë peesonale se serbët nuk do ta zaptojnë Srebrenicën dhe enklavat tjera myslimane në Bosnjën lindore.

Në Gjenevë, Lordi Oëen ka thënë se presidentët e Jugosllavisë dhe republikave të saja të mbeyura, Serbia dhe Mali i Zi, e kishin mbështetur planin e tij të paqes në një letër dërguar parlamentit të serbëve të Bosnjës, i cili e kishte refuzuar planin në një takim në Bjelina. Ai vendim, duke u votuar 77:0, solli sanksione të reja të vështira të OKB-së kundër Jugosllavisë.

Në Ëashington, George P. Shultz, ish-Sekretar i Shtetit, tha se SHBA-ja duhet të nisë menjëherë sulmet arrilerike ajrore dhe detare kundër caqeve ushtarake serbe, duke thënë se këtë duhet ta bëjnë edhe nëse aleatët eveooianë refuzojnë të marrin pjesë. “Kur provoni të bëni diplomaci pa fuqi dhe pala tjetër përdor forxë, sikurse në rastin e Bosnjës, ju përfundoni duke u dukur si i marrë”, kishte thënë ai, raporton Zeri.info.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti Clinton tha se SHBA-ja dhe aleatët e san kanë nevojë “për një politikë më të fuqishme” në Ballkan dhe premtoi kurs të ri veprimi brenda pak ditësh. Strategjia më e mundshme do të ishte një program i bombardimeve të kufizuara për të prodhuar një armëpushim dhe një raund të ri negociatash, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...