Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

nga D. V.

Ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë në aksidentin që ka ndodhur sot në orën 10:00 në fshatin Domorovc-Hodonovc, komuna e Ranillugut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Ai tha se “viktima është sjellë pa shenja jete në spital”, duke shtuar se viktima është një vajzë rreth 20-vjeçare.

Telegrafi më herët raportoi se në në aksidentin që ka ndodhur sot, ka humbur jetën edhe një 23 vjeçare.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e Spitalit në Gjilan”,  ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More