Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdes i dënuari për krime lufte në Kosovë, Ojdaniq

I dënuari nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në Kosovë, gjenerali serb Dragolub Ojdaniq, ka vdekur sot në Spitalin Ushtarak në Beograd.

Ojdaniq ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe gjatë luftës në Kosovë. Si i tillë ai ishte ndër zyrtarët kryesor që organizoi ekzekutimet masive të civilëve shqiptarë në Kosovë dhe dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.

Në vitin 2000 ai u emërua ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë. Në vitin 2002 ishte transferuar në Hagë. Ndërsa në vitin 2009 u dënua me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë.

Ojdaniq në janar të vitit 2013 pranoi se ka kryer krime të luftës ndaj shqiptareve të Kosovë në fund të viteve 1990-ta dhe e tërhoqi ankesën e tij kundër dënimit ndaj Tribunalit të Hagës.

“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet që janë bërë në gjykimin [kundër meje]. Çdo gjë që mbetet për mua është të kryej dënimin tim”, shkroi Ojdaniq në një letër që i dërgoi Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) më 25 janar 2013.

Sipas aktgjykimit, gjenerali “e dinte për fushatën e terrorit, dhunës, dhe dëbimeve me dhunë që u bënë nga VJ [Armata Jugosllave] dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, por nuk mori masat efektive që kishte në dispozicion”./sinjali/.

Postime të ngjashme

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

R Zh

VV mban mbledhjen e qendrave – theksohet domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

R Zh

NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID-19 NË PRISHTINË

Lea Muslija

“Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish”, fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit

Lea Muslija

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Lea Muslija

Duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...