Agjencia Zhurnal.mk

Vdes kumanovari 74-vjeçar derisa punonte në një objekt

Një burrë 74-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rrënë nga shkallët e drurit derisa punonte në një objekt në rrugën “Mirçe Acev” në Kumanovë. Sipas informatave të MPB-së, ai ka hipur në shkallë të mbështetur në shtyllën e betonit, por shkalla ka rrëshqitur, ndërsa ai ka rrënë përpara hyrjes nga garazha dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes nga ekipi hetues i SPB-Kumanovë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe nuk ka pasur shenja të dhunës, ndërsa në pajtueshmëri me Prokurorin publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!