Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vdes mazhordomi i Papës, njeriu që nxori sekretet dhe shpërtheu çështjen “Vatileaks”

Zhurnal Ads

Ka vdekur në Romë, Paolo Gabriele, ish-mazhordomi i Papa Benediktit XVI që, me rrjedhjen e dokumenteve të rezervuara të Papës i dha jetë rastit të parë të asaj që u quajt çështja ‘Vatileaks’.

Gabriele “ndihmës i dhomës së Shenjtërisë së Tij” nga 2006, u arrestua nga Xhandërmaria e Vatikanit më 24 maj 2012 pasi u gjet në posedim të një sasie kopjesh të letrave të rezervuara të Selisë së Shenjtë, pjesa më e madhe e tyre u përdor në librin e Gianluigi Nuzzi “Shënjtëria e Tij”.

Ish- mazhordomi ndërroi jetë në 9.30 në urgjencën e “Policlinico Gemelli”, ku u shtria si pasojë e sëmundjes së tij të gjatë.

I cilësuar si “korbi”, praktikisht personi laik më i afërt i kreut të Vatikanit, u gjykua për vjedhje të rëndë të dokumenteve sekrete dhe u dënua më 6 tetor 2012 me 3 vjet burg, që më pas u shkurtuan në 1 vit e 6 muaj.

Ish-mazhordomi u fal më pas nga Papa Ratzinger, që e vizitoi në qeli më 22 dhjetor. Pas shkarkimit nga puna, Selia e Shenjtë, megjithatë e punësoi Gabriele, i martuar me tre fëmijë, në një kooperativë sociale që punonte për spitalin pediatrik Bambino Gesù, pjesë e Vatikanit./Shqip/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

4 të vrarë dhe 30 të plagosur në Beirut, plas një depozitë karburanti

admin

Shpërthim i fuqishëm në një cisternë nafte në Arabinë Saudite

S.B.

Armenia dhe Azerbajxhani me akuza të ndërsjellta për mosrespektim të armëpushimit të ri

admin

Rezultatet fillestare të vaksinës nga Pfizer dhe BioNTech bëjnë përshtypje, por shkencëtarët mbeten “të kujdesshëm”

Z H

Tërmeti në Izmir, rritet në 92 numri i jetëve të humbura

T E

“BE miraton vaksinën Pfizer më 30 dhjetor”, kryeministri Mitsotakis jep lajmin: Ja kur mbërrin në Greqi, i pari do të vaksinohem unë!

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...