Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdes në QKUK 40-vjeçari që ra nga lartësia

Një person ka vdekur të enjten rreth orës 16:00 në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Viktima është i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 40-vjeçare.

Ai ishte rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash derisa ishte duke rregulluar ndriçimin e një skene teatrale.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeçar, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash”.

“Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore  dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tuje, ajo njoftoi se policia është duke e hetuar rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Rreth orës 16:00 nga QKUK jemi njoftuar se i lënduari ka ndërruar jetë”, deklaroi Ahmeti.

Postime të ngjashme

8 viktima dhe 498 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

N E

Glauk Konjufca: Përpilimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë do të merr kohë

N E

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

N E

Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

N E

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

N E

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...