Vdes në QKUK serbi që u plagos në grabitjen në Veternik

nga Xh M

Millosh Vukojeviq, një nga dy personat e plagosur në grabitjen e armatosur që ndodhi më 17 mars në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndërruar jetë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Është e vërtetë dhe e saktë që pacienti i nacionalitetit serb i lënduar me armë zjarri s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve që ka marrë dhe i njëjti ka ndërruar jetë pak minuta para orës 21:00,” ka thënë Uka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More