Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdes nga Covidi ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri

Zhurnal Ads

Safet Idrizi, specialist i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe ish-drejtor i shëndetësisë në këtë komunë ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook, drejtori aktual i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Ai ka vlerësuar lartë kontributin e Idrizit, duke thënë se i njëjti ofroi konstruktivitet dhe shembull të një profesionisti të vërtetë në shërbimet shëndetësore.

Postimi i plotë:

Humbje e rëndë!

Pak ditë pas humbjes së zyrtarit Emin Ibishi, komuna jonë sot humbi edhe një profesionist mjekësor të urtë e korrekt, ish drejtorin e shëndetësisë, përgjegjësin aktual të shëndetit publik në QKMF, Dr.spec.Safet Idrizi!

I prekur në shpirt nga kjo humbje e papritur shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, miqët, kolegët dhe qytetin.

Në tre vite mandat Dr. Safeti ofroj konstruktivitetin shembull të një profesionisti për ti përmisuar shërbimet shëndetësore, që pa dyshim se janë vlera që nuk harrohen!

Prehu në paqe Dr. Safet, u shpaguft tek Zoti shërbimi e kontributi juaj!.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Profesori amerikan: Specialja, mundësi për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë

S.B.

Osmani kujton Bytyçin: Liria mbetet e paplotë sa kohë vrasjet politike mbesin të pazbardhura

admin

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

admin

Gashi: Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, përgjigje për sondazhet

S.B.

Një femër sulmohet fizikisht nga ish-i dashuri i saj në Prishtinë

admin

Humbin jetën edhe tetë persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 453 raste të reja

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...