Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vdes një 22-vjeçar kosovar në aksidentin trafiku në Suedi

Ka vdekur një 22-vjeçar nga Botusha e Koshares si pasojë e një aksidenti trafiku në Suedi.

Këtë e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në “Facebook”.

“Miq, shok dhe dashamirë ju njoftoj për nipin tonë VATAN RAMA, tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku në Suedi, e lus Allahun të jesh banor i xhehnetit nipi jonë ishe i vetmi djalë në familje i HASTRETIT, na e këpute shpirtin dajë”, ka shkruar Fadil Qestaj, familjari i tij.

Mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut ishte përplasur më një kamion. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një austradë të Suedisë. Policia ka treguar se ishin dashur plotë katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen.

“Përplasja ndodhi në një drejtim të jugut në Lagan. Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”.

Postime të ngjashme

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

D V

Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë – evakuohen banorët

D V

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...