Shqipëri

Vdes një tjetër mjek nga korona

Zhurnal Ads

Një tjetër mjek nuk e ka fituar dot betejën me covid 19. Bëhet fjalë për mjekun Esat Pashaj, i cili edhe pse e ka kaluar moshën e pensionit vijonte punën si mjek në spitalin Skraparit për shkak të mungesës së mjekëve.

Mjeku i njohur ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne, për arsye të avancimit të sëmundjeve që shkaktohen nga koronavirusi. 72-vjeçari, ishte i shtruar në Tiranë prej 9 ditësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj ka lindur në 16.05.1948, ai ishte edhe Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit të qytetit.

Viktima e parë në rradhët e mjekëve nga coronavirusi  ishte profesori i hematologjisë, Arian Pushi. Mjeku tjetër ishte, Hysni Shkjau, i cili edhe pse kishe dal në pension vijonte punën si mjek familje në zonën e Fushë Arrëzit. Betejën me Covid-19 e humbi dhe mjeku penumolog, Anibal Byberi. Ai ishte në moshën 53-vjeçare deri më tani është mjeku më i ri në moshë që ka ndërruar jetë nga Covid 19.

Pjesë e bluzave të bardha që humbi jetën nga covid 19 është edhe infermieri në spitalin e traumës, Pëllumb Maletaj.

Veç këtyre 5  personave që kanë qenë në vijën e parë  të luftës me Covid 19, jetën janë edhe tre mjek të tjerë që kanë ndërruar jetë nga pasojat e infektimit nga covid 19 por ishin në pension. Ata janë Vilson Topulli, Memo Boçi si dhe kirurgu Kirurgu Agron Menzelxhiu.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kanë kërkuar që të gjithë mjekët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, duhet të shpallen dëshmorë të kombit. Sot ata pritet të dorëzojnë në ministry të shëndetësisë emrat e personave që do të jenë pjesë e grupit teknik që do të dikutojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Pjesë e kërkesave është dhe sigurimi i jetës së personelit shëndetësor; Rritje e vlefshme e trajtimit financiar të tyre si dhe kërkesa e katërt është sigurimi i të gjitha kushteve optimale në punë për parandalimin e infeksioni të  personelit shëndetësor të çdo niveli.

Postime të ngjashme

PS miraton në komisionin e ligjeve propozimin për grupimin e partive politike në një listë unike

admin

Si do të zhvillohet mësimi online/ Vendimi i komitetit teknik për të mos hapur universitetet të paktën 1 muaj

S.B.

Epidemiologu Alimehmeti sqaron udhëzimin më të fundit për Covid-19: Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...